Archive Page 2
Hummer Kinez
Vazhdoj te mungoj po s’kam cfare ti bej…
Sot me erdhi nje e-mail… Kina ka prodhuar imitimin e radhes - kesaj radhe makinen super te shtrenjte quasi-armageddon ushtarake - vrasese, shkaterruese, shkelese, masive, super-harxhuese - Hummer H2. Ky monster e filloi punen si makine-tank ushtarak ne ushtri dhe perfundoi si makine “sportive” rrugeve te Amerikes. Sidoqote, ju prezantoj me Hummerin e papare kinez
!!

Marre nga: http://www.chinacartimes.com/2007/02/24/dongfeng-hummer-undergoing-testing/
mungesa
Kam bere mungesa dhe per kete kerkoj solemnisht ndjese. Fatkeqesisht tere kete jave kam qene duke kerkuar dhe shkruar nje detyre shume te rendesishme qe sapo e mbarova dhe do ta dorezoj per pak minuta.
Ktu me ne fund ka filluar te dali dielli dhe temperaturat po ngrihen mbi zero. Bora po shkrin, dje nderruam oren dhe pranvera po vejn pak nga pak. Pranvera ketu me kenaq se nuk eshte as e ftohte as e ngrohte. Eshte ajo e mesmja perfekte kur mund te dalesh dhe te besh kilometra duke ecuar apo duke i dhene bicikletes pa pasur shqetesime klimatike
!
Sidoqofte po iki ta coj kete detyren dhe do mundohem ta postoj dhe ketu bashke me nja 2 ese te tjera qe kam shkruar kete semester. Do mundohem te postoj dhe ca gjera te tjera qe ju kam premtuar. Pershendetje dhe shijoni diellin!!
passione d’amore - ettore scola
Kisha kohe qe nuk shkruaja per ndonje film. Sapo fika driten dhe e lashe pak menjane imperializmin Britanik ne Indi sepse sot pashe nje nga filmat me te bukur qe kam pare tek klasa e filmit.
Passione d’amore eshte nje film i 1981 nga i mirenjohur Italian Ettore Scola. Eshte faktikisht nje nga filmat me te panjohur te tij. Filmi bazohet mbi novelen Passione te Tarchetti-t. Historia bazohet mbi 3 personazhe kryesore dhe zhvillohet nga mesi i shekullit te 19. Giorgio eshte i dashurar me nje grua te martuar (Clara). Clara eshte shume e bukur dhe njesoj e dashuruar me Giorgion. Giorgio’s i duhet te largohet ne nje regjiment te larget dhe detyrohet te jetoje larg te dashures se tij. Aty ne mes te maleve Giorgio njihet me Fosca-n. Fosca eshte (realisht) nje nga femrat me te shemtuara qe kam pare ndonjehere. Fosca - goxha e semure - e kthen Giorgion ne obsesion dhe e streson vazhdimisht.
Filmi analizon nje tematike shume interesante. Eshte nje analize e bukur e dashurise: llojeve te saj, evolimit, ndryshimit te saj me kohen etj. Praktikisht Scola perpiqet te krahasoje bukurine/dashurine estetike me bukurine/dashurine shpirterore. Ajo qe me beri me shume pershtypje nga gjithe filmi ishte dialogu qe ishte nje nga me komplekset, te bukurit dhe emocionalet qe kam hasur.
Tre te dashuruarit kontaktojne shpesh me njeri tjetrin me poste dhe keto letra lexohen me ze te larte nga marresit e letres. Mua keto letrat mu duken fantastike. Tmerr te ndjera dhe teper te menduara nderkohe qe njekohesisht dukeshin teresisht te thjeshta.
Sidoqofte po i bie shkurt se ne qofte se ju eshte ngjallur ndopak interes deri tani do doni ta shihni vete filmin.
Fatkeqesisht ky film akoma nuk ka dale ne DVD dhe mezi gjendet dhe ne videokasete ketej. Ne qofte se keni rastin ta shihni ama ja u keshilloj.
Paqe ne bote
Search
Kategoritë
- Akademik
- Art
- Artikuj
- Blog
- Dizajn
- E tmerrshme
- Ekonomi
- Ese
- Film
- Filozofi
- Guida
- Humor
- Interesante
- Jack Folla
- Marketing
- Muzike
- Pa kategori
- Politike
- Shqiperi
- Sot
- Video
- Website
Arkivi
Po Lexoj
RSS etj.



Jeni duke parë erato të arkivit të weblogut.



