passione d’amore - ettore scola
Kisha kohe qe nuk shkruaja per ndonje film. Sapo fika driten dhe e lashe pak menjane imperializmin Britanik ne Indi sepse sot pashe nje nga filmat me te bukur qe kam pare tek klasa e filmit.
Passione d’amore eshte nje film i 1981 nga i mirenjohur Italian Ettore Scola. Eshte faktikisht nje nga filmat me te panjohur te tij. Filmi bazohet mbi novelen Passione te Tarchetti-t. Historia bazohet mbi 3 personazhe kryesore dhe zhvillohet nga mesi i shekullit te 19. Giorgio eshte i dashurar me nje grua te martuar (Clara). Clara eshte shume e bukur dhe njesoj e dashuruar me Giorgion. Giorgio’s i duhet te largohet ne nje regjiment te larget dhe detyrohet te jetoje larg te dashures se tij. Aty ne mes te maleve Giorgio njihet me Fosca-n. Fosca eshte (realisht) nje nga femrat me te shemtuara qe kam pare ndonjehere. Fosca - goxha e semure - e kthen Giorgion ne obsesion dhe e streson vazhdimisht.
Filmi analizon nje tematike shume interesante. Eshte nje analize e bukur e dashurise: llojeve te saj, evolimit, ndryshimit te saj me kohen etj. Praktikisht Scola perpiqet te krahasoje bukurine/dashurine estetike me bukurine/dashurine shpirterore. Ajo qe me beri me shume pershtypje nga gjithe filmi ishte dialogu qe ishte nje nga me komplekset, te bukurit dhe emocionalet qe kam hasur.
Tre te dashuruarit kontaktojne shpesh me njeri tjetrin me poste dhe keto letra lexohen me ze te larte nga marresit e letres. Mua keto letrat mu duken fantastike. Tmerr te ndjera dhe teper te menduara nderkohe qe njekohesisht dukeshin teresisht te thjeshta.
Sidoqofte po i bie shkurt se ne qofte se ju eshte ngjallur ndopak interes deri tani do doni ta shihni vete filmin.
Fatkeqesisht ky film akoma nuk ka dale ne DVD dhe mezi gjendet dhe ne videokasete ketej. Ne qofte se keni rastin ta shihni ama ja u keshilloj.
Paqe ne bote








erato, kaloje nga video ne DVD dhe na e kalo ketejna.
Joni,ne moshen tende filmat nuk shikohen vetem
,prandaj mos na be merak here tjeter
.
Passione d’amore……..vetem tek klasa e filmit mund t’a shikoje ,ka 20 vjet qe s’eshte trasmetuar ne tv,dhe atehere qe e kam pare,kisha moshen tende….
falemderit per pershkrimin Joni , do mundohem ta gjej kete film.
vertet shume film interesant, shpresoj te kem rastin ta shikoj asap.