eh ç’muaj
Filloi nga fillimi i shkurtit me nje parazitizem te trasheguar nga janari dhe perfundoi ne fillim te marsit nen ethet e stresit per te dorezuar te gjitha detyrat brenda kohes se duhur, nje black out-i afro 24 oresh dhe Bitellsave.
Pas nje tjeter nate te pagjume hyj rreth ores 12 te dites se djeshme - me nje kafe ne doren e majte - tek tutoriali i Filozofise. Tutoriali: Klasa e filozofise ka rreth 400 studente, rrjedhimisht klasa ndahet 1 here ne jave ne grupe prej 20 vetash ku mund edhe te diskutohet. Sidoqofte futem aty me kafen time dhe me syte e fryre. Koha jashte eshte e mire dhe premtuese. Ndersa hyj ne ndertese bile mendoja sa bukur qe me ne fund temperaturat po kacavirreshin mbi 0 dhe tek tuk te gjuante ndonje rreze dielli. Kalon 1 ore llafesh te pakuptimta tek ajo klasa (kam vene re se mungesa e gjumit pervec se me ben hiperaktiv me shkaterron edhe ate pak “dialekt” kanadez dhe kontrollin mbi gjuhen - praktikisht behem nje kopje e keqe e Borat-it
). Dal jashte dhe shoh qe kishte filluar nje bore shkaterrimtare. SHKATERRIMTARE. Ne ate ore te shkrete qe kisha qene brenda kishin rene nja 2cm. Futem me vrap ne metro, shkund boren, kaloj pasin, per pak sa s’me ze gjumi duke pritur metrone, per pak sa s’me ze gjumi ne metro, arrij tek stacioni im, dal, vrapoj, arrij ne shtepi, zhvishem dhe fle.
Zgjohem dhe ora eshte nja 7 pasdite… kam fjetur gjithe e gjithe 2 ore e 30 min. Gezohem se mendoj qe do arrij te fle ne darke dhe me ne fund te rregulloj regjimin. Dhe ja arrij qellimit faktikisht, me ze gjumi ne 1 por me del ne 3 nga stuhia e FRIKSHME dhe zhurma e ERE-s qe per pak sa s’thyente çdo xham tek kjo vetrata e viteve 60. Pak para se te me rizeje gjumi ikin dritat.
Zgjohem - ora eshte 10 paradite - nuk ka drita.
Zgjohem - eshte mesdite - nuk ka drita.
Zgjohem - ora eshte 3 pasdite - nuk ka drita - dal blej nja dy gjera, ushqehem, fle prape.
Zgjohem - ora eshte 7 pasdite - nuk ka drita. Nuk fle me.
Marr nja dy libra dhe dal te korridori i pallatit ku drita ka gjithmone. Filloj te lexoj. Flas me 2 komshinj (hera e pare ne 2 vjet e gjysem qe flas me dy komshinj brenda nje dite). Njera - nene e dy djemve me te vegjel se mua - me qesh dhe me thote pune te mbare. Tjetra - nje arabe rreth te 20-ave me te vellane me ofron nje kafe (se si do e benin nuk e di
). Mungesa e dritave i benka njerezit social. Nje cift afrikanesh zihen tek apartamenti i fundit i katit me nje ze tmerr te trashe dhe shume te larte duke qene se e kane lene deren hapur qe ti hyje pak drite nga korridori.
Perfundimisht ne oren 22:20 dritat rikthehen nen ulurimen e gjithe femijve te katit. Me kujtuan kur isha i vogel dhe çdo dite aty nga ora 19 gjithe lagja behej gati te rikthehej ne shtepi me rastin e rikthimit te dritave nen korin “Eeeeerdhen, Driiiiitat; Eeeeerdhen, Driiiiitat”.
E çuditshme. Kisha kohe qe nuk kaloja gati 20 ore pa drita. As ne Tirane.
Mami ne telefon me thote, thuaji kanadezeve te marrin ne pune Andi Beli-n.
Kaq. Morali i historise: prape nuk e rregullova regjimin e gjumit sepse ora eshte 4:31AM dhe une po degjoj Eleanor Rigby te Beatles-ave. U po, Beatlesat. Pashe nje dokumentar shume interesant sot. The US vs. John Lennon. Me kishte munguar ajo ndjenja e supernaivitetit (pozitivit, jo naivitetit me te cilin te trajtojne si idiot).
Ika tani o rreth i ngushte me miq te panjohur.
P.S. Eni, sorry perseri, ate mini-bio-n time (relativisht boring ne krahasim me te tjeret) do ta postoj sapo te gjej pak frymeizim ne ate drejtim. Nga ana tjeter sot gjeta nja 5-6 dokumenta qe pershkruajne 5-6 ditet e mia te para ne Kanada. Pak depresive po do mundohem ti postoj pjeserisht dhe ato.








Nga te mos ngelesh pa gjume pastaj gjithe naten ti
?
Ti flikerke gjithe diten mor djale
Pastaj dhe ta ‘hedhesh’ poshte gjithe muajin per dy gishta debore dhe nje dite pa drita… sikur s’shkon
,po 27 ditet e tjera c’ke bere??(na ke fshehur pjeset me interesante me duket 
Gjithe te mirat,Edi
:D:D:D e vertete Edi, ne nje rilexim te dyte titulli dhe fillimi ishin pak si kot
!
shkrimet e nje te pangopuri me gjume jane perhere te sinqerta dhe te kendshme..me frymezove dhe mua ..do te shkruaj dhe une diçka te tille.
nderkohe mezi pres te lexoj mbi ditet e tua te para ne Kanada..
pse mua me pelqeu fillimi Joni..