pak gjume, o mik, o vella
Ore po c’behet keshtu. Ora e ketij kompjuterit tim shenon 6:47 AM dhe une e gjej veten duke postuar te blogu me ne sfond Frank Sinatren (zeri super i ulet perndryshe neser me troket super-intendenti ne dere). Si ka mundesi qe me eshte shkaterruar fare ky regjimi. Si i behet?! A ka ndonje kure popullore per rregullimin e ritmit cirkadian (per kshu terminologie duhej klasa e psikologjise)? Jo realisht me duhet ndihma juaj. Si i behet qe une te rregulloj regjimin e gjumit?!
Zakonisht fle 2AM-4AM dhe zgjohem 8AM-9AM. Tani isha mesuar me kete ritem dhe isha OK. Pastaj erdhi kjo java e pushimit dhe çdo dite e gjeja veten duke pire çaj ne 5 te mengjesit dhe duke pyetur veten se çfare trapin doja akoma zgjuar. Problemi eshte se java e pushimit mbaroi dhe une per 2 ore do jem i ulur tek vendi im tek klasa e politikes ku do degjoj dy ore leksion, pastaj kam 1 ore tutorial dhe 1 ore tjeter leksion filozofie (per me shume me nje profesor me zerin me monoton ne bote - gjumi i garantuar). Pas kesaj teorikisht (se praktikisht duket qarte qe do jem ne gjume) kam nje klase psikologjie ne 6PM… E rende. Ja pra e shfrytezova oren 7 te mengjesit per t’ju dhene nje flash te vogel nga jeta ime e perditshme.
Jemi qe jemi… ore po pse fleme ne?! Ç’na duhet ky gjumi?! Profesori Dax-i (emer i vertete ky) mendon se gjumi:
1. sherben per çlodhjen dhe rigjenerimin e trupit edhe pse gjate gjumit vetem per max. 1 ore truri dhe trupi nuk eshte shume aktiv (deep sleep), ne pjesen tjeter te kohes jemi shume aware per ate qe ndodh verdalle. Per shembull gjate gjumit REM (Rapid Eye Movement - kur shohim endrra) truri eshte po aq aktiv sa do te ishte sikur te ishe zgjuar, gjithashtu per shkak te endrrave truri paralizon gjymtyret sepse perndryshe ate qe do shihje ne enderr do e beje ne realitet.
2. gjumi na ka sherbyer gjate evolucionit per ti shpetuar grabitqareve (ujqerve, dhe luaneve jo Berishave dhe Nanove, s’kishte ashtu gjerash atehere). Kjo do ishte shume e rende se i bie qe na e kane ngecur gjumin kot dhe harxhojme 7-8 ore ne dite kot…
3. gjumi sherben si mekanizem per te mesuar dhe memorizuar informacionet qe marrim gjate dites. Teori kjo relativisht e re dhe qe premton shume per te ardhmen.
Bottom line: Harxhojme diku te 20 vjet ne gjume (7 ore per nate per 70 vjet). Keshtu qe ju keshilloj te eksploroni Lucid Dreaming - me shqip, aftesia e mesueshme per tu zgjuar brenda endrres tende dhe per te marre kontroll mbi te. Me ka ndodhur njehere vetem po me terheq shume si fenomen dhe po mundohem te trajnoj veten.
Me kaq po ju le per sot, nje postim i paqarte, pa sens po interesant ne pergjithesi… eh çfare fjalie kjo…!!!








mua me pelqeu si shkrim per vete mos e nenvlefteso Joni:)sidomos me shume me pelqeu ajo pjesa mbi lucid dreaming mu duk shume kreative.falemderit per iluminimin:)
C’na hape pune mer Joni me ate praktiken e re(une s’po arrij te kontrolloj veprimet e mia i zgjuar
),gjithsesi,nese do te veprosh(besoj se vlen dhe ne enderra),duhet te veprosh energjikisht,rruga e vetme e ndryshimeve eshte…..
Po e le dhe une pa plotesuar
edhe mua me duket koha e kaluar duke fjetur, si kohe e humbur deri ne diten qe je i detyruar te mos flesh (kalamaqerit), pastaj gjmi dhe krevati te duken vertet shpikja e shekullit (shekujve!). Nejse edhe une gjithmone shtrihem vone dhe çohem shpejt dhe kam mungese gjumi.
Edhe une kam filluar te kem shume probleme me gjumin kohet e fundit, ne pergjithesi gjate javes. Shpesh lexoj ose vertitem neper krevat deri ne oret e vona te mengjesit dhe shaj veten neper dhembe qe nuk me pushon truri se punuari. S’ka gje me te poshter se kur do te flesh dhe nuk fle dot. E nesermja ne pune do jete ferr.
Por gjumi ngelet gjithmone shume i dashur per mua. Ne fundjave flej aq shume ndonjehere saqe se marr vesh se si me iken.
çe do gjumin! unë kam vite që e kam lënë!
e kullandrise esene O?..na e trego po deshe kur ta mbarosh!
tekst interesant. kjo temë u përmend dje në një diskutim te BBC Radio Five.
Mua ma përkujtove autorin Carlos Castaneda. Ka 10 vite qe nuk e kam lexu por rrëfimet e tij rreth mundësisë së manipulimit të ëndrrave më patën lënë përshtypje të thellë.
Përshëndetje,
Me kenaqet me keto komentet. Meqe ju terheq tema do mundohem te permbledh ca materiale dhe ti perkthej… Pershendetje dhe falemnderit… po iki te fle per pak tani se prape e lashe naten vetem sot!