Duke pare numrin gjithmone ne rritje te blog-eve shqip vendosa te shkruaj kete guide te shkurter. Ndjekja e blogeve ne menyre te perditshme behet rraskapitese kur numri i atyre qe ndjek arrin 20-30. Eshte goxha e merzitshme te hapesh bookmarket e tua dhe te seleksionosh te gjithe bloget nje nga nje - dhe çdo here qe klikon shpreson te gjesh ndonje postim te ri se perndryshe sapo humbe pak sekonda kohe (qe ne kte shoqerine e sotme jane LEKE, LEKEEE
:D). Sidoqofte, zgjidhje per kete problem, pra ndjekjen e nje numri te madh burimesh informacioni eshte nje aggregator. Nje aggregator eshte praktikisht nje faqe interneti e cila permban nje liste me blog-et e tua te preferuara. Kur ti hap kete faqe ajo te lajmeron kur ka nje postim te ri tek nje nga bloget qe ti ndjek si edhe (ne disa raste) te lejon ta lexosh postimin menjehere nga aggregatori.
Po rreshtoj nje numer me aggregator qe kam pasur rastin te perdor: NetVibes, Google Reader si dhe Bloglines.
Une perdor NetVibes. Me pelqen se eshte i shpejte dhe i lehte per tu perdorur.
Hapni faqen www.netvibes.com dhe klikoni tek butoni ne cepin lart djathtas ku shkruan “Sign In”. Ne dritaren e vogel qe hapet klikoni tek Sign Up Now. Regjistrohuni dhe pastaj perserisni procesin e mesiperm dhe logohuni tek netvibes. E mira e kesaj eshte se mund ta akesesoni faqen me bloget tuaja te preferuara nga çdo kompjuter kudo ne bote. Mjafton te shkoni tek netvibes.com dhe te logoheni me emailin dhe passwordin tuaj. Ka nje version te perkthyer shqip te aggregatorit por une perdor ate anglisht per shkak se ai shqip eshte i perkthyer me pak dialekt.
Pasi te jeni loguar klikoni tek shkrimi “Add Content” ne cepin lart majtas te faqes. Ne te njejtin vend ku sapo klikuat shfaqet nje link i ri qe shkruan “Add a Feed“. Ne dritaren e vogel qe hapet tek: Enter a URL (RSS/ATOM or autodiscovery) : shtoni linkun RSS ose Atom nga blogu juaj i preferuar (ne qofte se nuk e dini ku ta gjeni kete feed me shkruani nje koment dhe do ju a shpjegoj dhe kete). Me pas klikoni Add. Nje katror i vogel me postimet me te fundit te blogut qe sapo shtuat do te shfaqet tek faqja. Numri i vogel prane emrit te blogut eshte numri i postimeve te reja. Duke klikuar tek linket e postimeve mund (ne varesi te blogut) te lexoni postimin e fundit ose te klikoni tek nje link qe do ju con tek postimi origjinal. Per cdo katror te vogel mund te klikoni tek “Edit” ku mund te ndryshoni preferencat tuaja per blogun e atij katrori.
Mund ti organizoni bloget tuaj te preferuara me tabela duke klikuar tek “New Tab” qe ndodhet tek pjesa e siperme e faqes. Mund ti vini emrin tuaj cdo tabele dhe te shtoni blogje te caktuara ne cdo tabele.
Kaq per sot, po patet ndonje pyetje mund te shkruani tek komentet.
Ju kam pershendet!! (slang ky hehe)








erato, edhe une perdor te njejtij dhe vertet eshte shume praktik. Per me shume qe kisha pare qe kishte njerez qe vinin nga netvibes tek blogu im dhe te gjeta. Une qe po mundohem te pasuroj blogun e blogjeve, do te propozoj, andej nga fundi, edhe nje faqe netvibes. E keqja eshte qe nuk jam sh efikase.
oh rrofsh Joni..do me hyje vertete shume ne pune…
Menyre shume me e thjeshte: browser-at moderne (Firefox, IE7, Opera, etj.) kane lexues te rss “built-in” kshu qe s’ka nevoje per te tjere
menyre shume efikase eshte kjo. ghithmone je i njoftuar per te rejat nga bloget e preferuara